SHOUBIZ

Princi Harry rikujton momentin tragjik të varrimit të Princeshë Dianës: Më detyrun të.
LAJMI: Princi Harry ishte vetëm 12 vjeç kur mamaja e tij, princeshë Diana ndërroi jetë në një aksident fatal me makinë në 1997-ën. 20 vite më vonë 32-vjeçari ende ndien dhimbje për largimin e së ëmës. Së fundmi princi pranoi në një intervistë për ‘Newsweek’ se ka përjetuar ‘një kaos total’ pas vdekjes të së ëmës dhe u detyrua t’i përtypte mbrapsht emocionet e tij për dy dekada, derisa i vëllai, princi William, i sugjeroi të kërkonte ndihmë. Harry mban mend si momentin më të vështirë momentin e shumë-përfolur të varrimit.
“Mamaja ime sapo kishte vdekur dhe unë duhet të ecja pas arkivolit të saj, i rrethuar nga mijëra njerëz dhe miliona të tjerë që më shihnin nga televizori. Nuk mendoj se fëmijët duhen detyruar për të bërë diçka të tillë, pavarësisht rrethanave. Nuk besoj se do ndodhte sot.”

www.000webhost.com